Performanca e Bad Bunny në Super Bowl vendos rekord të ri - mbledh mbi katër miliardë shikime
Performanca historike e Bad Bunny në Super Bowl ka vendosur një rekord të ri shikueshmërie me më shumë se katër miliardë njerëz që e ndoqën performancën e tij.
NFL, Roc Nation dhe Apple Music thanë se performanca e tij mblodhi 4.157 miliardë shikime.
Këto shifra përfshijnë shifrat globale të transmetimeve si dhe shikimet në YouTube dhe platformat e rrjeteve sociale.
Statistikat më të gjera të shikueshmërisë u publikuan pasi u zbulua më parë se performanca e Bad Bunny tërhoqi 128.2 milionë shikues gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Super Bowl.
Performanca e tij vendosi një rekord të ri në historinë e Super Bowl, menjëherë pas shfaqjes rekord të Kendrick Lamar të vitit të kaluar, e cila tërhoqi 133.4 milionë shikues, shkruan Rolling Stone.
Pas Super Bowl, Bad Bunny filloi fazën tjetër të turneut të tij botëror "DeBi TiRAR MaS FOToS".
Ai tashmë ka dhënë shfaqje në Sydney, ndërsa do të performojë në Tokio më 7 mars.
Shfaqjet në Evropë janë planifikuar për në fund të majit dhe turneu duhet të zgjasë deri në fund të korrikut të këtij viti. /Telegrafi/


