Perez: Dua që Ronaldo të jetë më i paguari në botë
28/05/2013
Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini kanë kontaktuar me agjentin e portugezit, Jorge Mendes, pasi që duan ta transferojnë atë këtë verë.
“Dua ta ndërtoj një të ardhme te Real Madridi për Cristianon. Dhe dua që Cristiano të jetë më i paguari në botë. Ai ka treguar sjellje shembullore në këto katër vite”.
“Nuk ka pasur probleme me askënd. As me klubin as me dikë tjetër. Në përditshmëri, padyshim që nervozohesh me dikë, por kjo i ndodh gjithkujt”.
“Cristiano tha se ishte i pikëlluar dhe unë i thashë se do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë të lumtur, sepse ai është lojtari më i mirë në botë”, ka deklaruar Perez. /Telegrafi/


