Please enter at least 3 characters.

Për shkak të reshjeve të borës ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në rrugën Mavrovë - Dibër dhe Gostivar - Kërçovë

2023/04/borepastruese.png

Qarkullimi në rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa probleme, megjithëse rrugët janë të lagështa për shkak të kushteve dimërore. Nga ora 12:20, ndalim qarkullimi për automjetet e rënda për shkak të reshjeve të borës ka në aksin rrugor Mavrovë - Dibër dhe në magjistralen Gostivar-Kërçovë.

LAMM informon se qarkullimi në dalje të Gostivarit në Strazhë është normalizuar dhe qarkullimi për në Ponikvë dhe fshatin Beli po zhvillohet pa probleme, në një korsi.

Intensiteti i komunikacionit është mesatar dhe nuk ka vonesa në vendkalimin kufitar. Mesatarisht është edhe në akset rrugore jashtë zonave urbane. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur.

Drejtim i kujdesshëm i mjeteve rekomandohet veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje dheu. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë. Qytetarët bëjnë të ditur se deri në deponi do të lejohen vetëm veturat nga Ujësjellësi Koçani, por jo edhe automjetet nga komunat tjera.

Rruga Ohër-Resnjë përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga 15 nëntori është e mbyllur për qarkullim për të gjitha automjetet.