Please enter at least 3 characters.

Për sezonin e ardhshëm: Mbështilluni në celofan (Foto)

2017/02/Për-sezonin-e-ardhshëm.jpg

Raf Simons ka bërë koleksionin e vjeshtës për brendin “Calvin Klein” dhe i ka prezantuar në Javën e modës në Nju-Jork.

Gjykuar sipas asaj që ka prezantuar, për sezonin e ardhshëm do të na nevojitet celofani, transmeton Telegrafi.

T’i lëmë shakatë anash, në koleksionin e tij ka mjaft modele – fustane dhe pallto – mbi të cilat ka material PVC.

Gjithashtu, koleksioni është i pasur me fustane të cilat zbulojnë pjesën e poshtme të gjoksit, ndërkaq jemi të sigurt që disa dama të popullarizuara mezi po i presin këto modele.

Në trend do të jetë akoma këpucët provide, gjithashtu nga ky material, mu ashtu siç i admiron Kim Kardashian.

Shikoni tërë koleksionin dhe na shkruani se çfarë mendoni për këtë stil mode...

 /Telegrafi/