Please enter at least 3 characters.

Për sa orë gjumë keni nevojë që të qëndroni të shëndetshëm?

2016/11/17300-tmx8ly.jpg

Studime të shumta janë përpjekur të na tregojnë se për sa orë gjumë kemi nevojë që ta mirëmbajmë shëndetin e mirë, dhe disa njerëz thonë se edhe vetëm tri orë gjumë brenda nate mjaftojnë.Sidoqoftë, një studim i fundit i kryer në Holandë ka vëzhguar lidhjen mes kohëzgjatjes së gjumit, ndjeshmërisë së insulinës dhe potencialit për zhvillimin e diabetit edhe sëmundjeve të zemrës.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se shtatë orë gjumë të shpenzuara në gjumë të thellë mjaftojnë për të mirëmbajtur nivelet e arsyeshme të prodhimit të insulinës dhe glukozës.

Të fjeturit më pak se shtatë orë është dëshmuar se e pengon metabolizmin e glukozës te meshkujt dhe te femrat.

Niveli stabil i glukozës kontribuon në kontrollimin e peshës dhe, nëse pengohet, shpin në fitimin e peshës. /Telegrafi/