Please enter at least 3 characters.

Për herë të parë pas tre muajve, Gjermania raporton më shumë se 1.000 raste të reja me COVID-19

2020/08/ba642cab-1d26-46d9-a201-dfc94bf219df.jpg
694:"03 August 2020, Saxony, Dresden: A doctor from the Association of Statutory Health Insurance Physicians in Saxony takes a smear from a woman at the corona test station for holiday returnees at Dresden International Airport for a coronavirus test. The corona test centre was officially opened there in the morning, just like at Leipzig/Halle Airport. Travellers were already able to have themselves tested for infection free of charge at the weekend. In Leipzig, the test result was positive for a family of three. Around 300 travellers were tested on each of the two days, and 500 in Dresden. Photo: Robert Michael/dpa-Zentralbild/dpa (Photo by Robert Michael/picture alliance via Getty Images)
32:"dpa/picture alliance via Getty I

Gjermania raportoi 1.045 raste të reja me COVID-19, njoftoi qendra për kontrollin e sëmundjeve e këtij vendi - hera e parë që rastet ditore kanë arritur shifrat e mbi 1000 personave në tre muajt e fundit.

Hera e fundit që Gjermania regjistroi më shumë se një mijë infeksione të reja brenda 24 orëve ishte 9 maji, shkruan CNN.

Qeveria gjermane ka shprehur shqetësimet e saja për rritjen e numrit të infeksioneve në të gjithë vendin gjersa u bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin rregullat pandemike, si distancimi shoqëror, vendosjen e maskave si dhe larjen e duarve, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, qeveria gjermane njoftoi se udhëtarët që kthehen në vend pas pushimeve janë një burim tjetër i infeksioneve dhe ka filluar testimet falas në pikat kufitare.

Sfidë tjetër do të jetë procesi i rihapjes së shkollave pasi përfundon pushimi i verës, ku pritet të rritet numri i personave të infektuar.

Ndryshe, Gjermania ka regjistrua 214 mijë raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 9244 persona. /Telegrafi/