Please enter at least 3 characters.

Pepe nuk ndryshon kurrë, tani një postim në rrjetet sociale rrezikon që të marrë një dënim shembullor

2023/10/image-1.jpg
232:"Aveiro, 09/08/2023 - O Sport Lisboa e Benfica defrontou esta noite o Futebol Clube do Porto no Estádio Municipal de Aveiro, em jogo a contar para a Supertaça Cândido de Oliveira 2023. Desalento de Pepe (Tony Dias/Global Imagens)
24:"Tony Dias/Global Imagens

Mbrojtësi portugez Pepe është në telashe të mëdha pasi mund të dënohet për disa ndeshje edhe pse nuk është ndëshkuar me karton të kuq.

Sipas Record , Pepe po përballet me një pezullim të mundshëm me katër ndeshje pasi ai ndau një postim të diskutueshëm në rrjet sociale pas derbit Benfica - Porto.

40-vjeçari, i cili ka mbetur jashtë fushës për shkak të një lëndimi, duket se ka shprehur zhgënjimin e tij me vendimet e gjyqtarit gjatë ndeshjes.

Në tweet-in e tij, ai përdori një tendë cirku dhe pesë emoji-klloun, një deklaratë e qartë e mosmarrëveshjes së tij me vendimin e gjyqtarit Joao Pinheiro për të përjashtuar Fabio Cardoso vetëm nëntëmbëdhjetë minuta pas lojës.

E tani duke postuar këtë foto, mbrojtësi veteran rrezikon të dënohet shumë nga Federata Portugeze e Futbollit.

Gazeta portugeze 'Record' ka raportuar se gjatë 48 orëve të ardhshme do të merret një vendim për dënimin e ish-mbrojtësit të Real Madridit. /Telegrafi/