Pep Guariola flet pas eliminim nga Tottenhami: Provuam deri në fund
303:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 17: Josep Guardiola, Manager of Manchester City looks on prior to the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between Manchester City and Tottenham Hotspur at at Etihad Stadium on April 17, 2019 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
Gundogan e Guardiola. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
Pamje nga ndeshja . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images
17/04/2019
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas eliminimit të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja ishte e zjarrtë dhe u mbyll 4-4 me rezultat të përgjithshëm, por Tottenham ka kaluar tutje fal golave mysafirë.
“Është e vështirë. Ishim shumë afër të kalonim tutje. Është keq që nuk kaluam, por duhet ta pranojmë”.
“Ishte ndeshje e mirë. Ishte 3-2 pas vetëm 20 minutash lojë dhe në pjesën e dytë bëmë gjithçka që mundëm. Gabimet nëpër gara të tilla të ndëshkojnë shumë”.
“Kemi humbur një penallti në ndeshjen e parë, krijuam shumë raste kundër një ekipi të vështirë... bëmë gabime në dy golat e parë sonte. Provuam deri në fund”.
“Ajo që bëmë në këto dy sezone është e mrekullueshme”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/


