Pep Guardiola paralajmëron Man Cityn: Trajneri i ri nuk duhet të jetë kopje
Pep Guardiola ka paralajmëruar se Manchester City nuk mund të bëjë kopje për ta gjetur pasuesin e tij në stolin për sezonin e ardhshëm.
Spanjolli njoftoi të premten se do të largohet nga posti i trajnerit pas një periudhe të artë 10-vjeçare në “Etihad”.
Gjatë kësaj kohe, Guardiola fitoi gjashtë tituj të Ligës Premier, tri FA Cup, pesë trofe të EFL Cup – duke i fituar sërish të dy kupat vendore në sezonin 2025/26 – si dhe nga një Ligë të Kampionëve, tri Community Shield, një Superkupë të UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.
Sipas raportimeve, ish-trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, i cili ka punuar më herët nën urdhrat e Guardiolës si ndihmës te City, është zgjedhja kryesore e klubit për ta zëvendësuar atë.
Megjithatë, Guardiola ka theksuar se nuk pret të konsultohet për vendimin, duke insistuar se ai nuk duhet të ketë rol në kërkimin e trajnerit të ri.
“Nuk funksionon të bësh copy-paste në këtë lloj pune”.
“Duhet të jesh unik, natyral dhe vetvetja, ndërsa trajneri i ri do të jetë vetvetja.
“Në momentin kur fillon të jetë kopje e dikujt tjetër… secili është secili. Duhet të jetë kështu. Dhe kjo është arsyeja pse gjithçka do të shkojë mirë”.
Ndeshja e fundit e Guardiolës në krye të Manchester Cityt do të jetë të dielën në “Etihad” ndaj Aston Villës, pasi “Qytetarët” kanë siguruar vendin e dytë në tabelë, pas barazimit 1-1 me Bournemouth në mesjavë./Telegrafi/


