Please enter at least 3 characters.

Peja arrin marrëveshje me Veselin e Hajrizin?

2016/01/peja-arrin-marr-euml-veshje-me-veselin-e-hajrizin_hd.jpg

Pas vazhdimit të kontratës me Gerti Shimën, verdhezinjtë synojnë që të njëjtën ta bëjnë edhe me Drilon Hajrizin, por edhe ta rikthejnë Alban Veselin, i cili pjesë e Pejës ishte para dy vjetësh. “Ne i kemi bërë ofertë zyrtare Alban Veselit dhe ai është duke e shqyrtuar ofertën tonë. Po ashtu jemi duke biseduar edhe me Drilon Hajrizin dhe shpresojmë që këta dy basketbollistë të bashkohen me skuadrën tonë, që do të ishin përforcime mjaft të mira”, ka thënë Gashi për Arenën.

Ndërkaq, lidhur me mundësinë e kthimit te Peja, Alban Veseli është shprehur: "Është e vërtetë se Peja më ka bërë ofertë, por unë i kam edhe disa alternativa tjera, prandaj po i shqyrtoj me kujdes. Te Peja kam kaluar një edicion shumë të mirë dhe gjithsesi kjo skuadër është opsioni i parë, por të shohim çfarë do të ndodhë gjatë ditëve në vazhdim”. /Tribuna/Telegrafi/