Please enter at least 3 characters.

Pasi e theu rekordin e Henryt, Aguero barazoi atë të Lampardit

2020/01/aguero-1.jpg
291:"BIRMINGHAM, ENGLAND - JANUARY 12: Sergio Aguero of Manchester CIty celebrates after he scores his sides fifth goal during the Premier League match between Aston Villa and Manchester City at Villa Park on January 12, 2020 in Birmingham, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Sergio Aguero nuk kishte të ndalur sot në fitoren 6-1 të Manchester Cityt ndaj Aston Villës në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Sulmuesi argjentinas realizoi het-trik, por që arriti edhe një sukses të madh në ligën angleze.

Aguero me golin e tij të parë e barazoi rekordin e Thierry Henrys që kishte shënuar 175, gola, por në të dytin arriti ta kalonte francezin.

Aston Villa vs Manchester City (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Argjentinasi nuk ndaloi më kaq dhe e shënoi golin e tij të tretë, për ta barazuar kështu rekordin e Frank Lampardit me 177 gola.

Argjentinasi ka edhe shumë punë për të bërë pasi aktualisht është sulmuesi i katërt më i mirë në histori të Ligës Premier.

Alan Shearer është i pari me 260 gola, Wayne Rooney me 208 dhe Andy Cole me 189 sosh. /Telegrafi/