Please enter at least 3 characters.

Pas vizitës në Austri, Haradinaj vazhdon konsolidimin e AAK-së në Gjermani

2023/04/342907199_726742612579545_7795569905344762226_n.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është duke vazhduar takimet me bashkatdhetarët në diasporë.

Pas vizitës disa ditore në Austri, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për në Regensburg të Gjermanisë.

Në një njoftim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bëhet e ditur se sot Haradinaj bashkë me deputetë dhe anëtarë të kryesisë në ora 15:00 do të zhvillojë takim me bashkatdhetarët që jetojnë në rrethinën e Regensburgut.

"Konsolidimi i AAK-së në diasporë është tregues që Aleanca po kthehet në adresën kryesore për qytetarët e Kosovës dhe agjendën shtetformuese”, thuhet në njoftimin të faqes zyrtare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /Telegrafi/