Please enter at least 3 characters.

Pas transferimit të Boatengut, Barça kërkon edhe Sensin e Sassuolos

2019/01/Stefano-Sensi-e1548145249772.jpg
249:"CARATE BRIANZA, ITALY - AUGUST 04: Stefano Sensi of US Sassuolo in action during the Sportitalia Cup 2018 tournament match between Folgore Caratese and US Sassuolo on August 4, 2018 in Carate Brianza, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona është duke u lidhur me mesfushorin e Sassuolos, Stefano Sensin.

Katalunasit tashmë kanë blerë një lojtar të skuadrës italiane dhe pritet që edhe i dyti të shkojë drejt Spanjës.

Kampionët spanjoll gjatë ditës sçë djeshme kanë zyrtarizuar huazimin për një periudhë gjashtë mujore të Kevin-Prince Boateng.

Dhe Mediaset thotë se bisedimet midis palës italiane dhe Barcës janë planifikuar edhe për Sensi.

Barca po e ndjek për së afërmi lojtarin dhe janë duke pritur një "Po" të trajnerit, Ernesto Valverdes.

Mesfushori 23-vjeçar ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020 dhe gjithashtu ka qenë i lidhur me Milanin.

Ndryshe, Barcelona është lider aktual i ligës elitare spanjolle si dhe synim ka fitimin e titullit të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/