Pas këtij meçi do të mbetet vetëm njëri i pamposhtur – statistikat mbresëlënëse të Wilder dhe Fury
Dita e meçit më në fund erdhi. Staples Center në Los Angeles të Kalifornisë është arena ku do të ngjiten në ring, Deontay Wilder dhe Tyson Fury.Boksieri amerikan është kampion bote në kategorinë e peshave të rënda në divizionin WBC, ashtu që do ta mbrojë këtë titull në këtë duel.
Nga ana tjetër, boksieri britanik është një ish-kampion i unifikuar i botës (WBA, IBF, WBO, IBO) që është rikthyer për të garuar për titull.
Të dy boksierët janë të pamposhtur deri më tani dhe kjo gjë do të ndryshojë për njërin prej tyre pas kësaj përballjeje.
Më poshtë jua sjellim statistikat mbresëlënëse të dy boksierëve nga kategoria e peshave të rënda:
Deontay Wilder
Mosha: 33 vjeçar
Duele: 40
Fitore: 40
Nokaute: 39
Nofka: ‘The Bronze Bomber’
Tyson Fury
Mosha: 30 vjeçar
Duele: 27
Fitore: 27
Nokaute: 19
Nofka: ‘The Gypsy King’
/Telegrafi/


