Please enter at least 3 characters.

Pamje shqetësuese nga Izraeli - një raketë fluturon dhe përplaset mes automjeteve, tymi mbulon gjithçka

2023/11/3677206_collage23_ls.jpg

Emmanuel Mani Fabian, një korrespondent ushtarak për “Times of Israel”, publikoi një video shqetësuese të një rakete që godet një autostradë izraelite.

Ai e kishte publikuar videon të mërkurën në rrjetin social X (ish-Twitter) dhe deklaroi se ngjarja kishte ndodhur të martën në afërsi të qytetit izraelit Ashdod, transmeton Telegrafi.

Pamjet e xhiruara nga makina tregojnë momentin kur raketa përfundoi midis autostradës e duke bërë që të ndodhë një shpërthim i madh. Tymi i madh mbuloi korsitë në autostradë.

Sipas Gazetari, Fabian tre persona kishin pësuar lëndime por që këto lëndime ishin të lehta. /Telegrafi/