Please enter at least 3 characters.

Pamje që tregojnë se si hajdutët ia vodhën 3,000 funte, një burri të moshuar në Angli - pak pasi ai i tërhoqi ato nga banka

Policia në West Midlands po kërkon tre persona të dyshuar për vjedhjen e 3,000 funteve (përafërsisht 3,400 euro) nga makina e një 90-vjeçari në Dudley, Angli.

Ngjarja ndodhi më 20 tetor, pak pasi viktima kishte tërhequr paratë nga banka.

Pamjet e CCTV tregojnë të moshuarin teksa vendos çantën me para në bagazh dhe një nga hajdutët e hap lehtë bagazhin duke marrë çantën, vetëm pak sekonda pasi ai futet në sediljen e shoferit.

Policia ka publikuar gjithashtu imazhe të tre të dyshuarve që dyshohet se e kanë ndjekur viktimën në zonë.

Njëri prej tyre mban një kapelë të sheshtë, tjetri një kapuç të kuq, ndërsa i treti një pallto të zezë të gjatë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndihmojnë në identifikimin e tyre. /Telegrafi/