Please enter at least 3 characters.

Pamje fantastike nga droni të parkut afër sallës “1 Tetori” (Foto)

2017/08/20819107_10154739605436752_2321653193904299698_o.jpg

Qytetarët e Prishtinës nga mbrëmë janë bërë edhe me një vend rekreativ ku do të mund të luajnë sporte të ndryshme.

Bëhet fjalë për parkun e ri rekreativ sportiv te salla “1 Tetori”, hapja e së cilit u bë mbrëmë nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në disa fotografi të bëra nga Agon Nimani me anë të dronit, park ku qytetarët të cilët janë adhurues të sportit mund të luajnë basketboll, ping-pong, apo të ngjiten në murin alpin por edhe të vrapojnë duket mjaftë mbresëlënës e sidomos në mbrëmje.

Ky park padyshim që ia ka shtuar bukurinë qytetit të Prishtinës. /Telegrafi/