Please enter at least 3 characters.

Pacolli, Vuçiqit: Do të mësoheni me Kosovën në OKB

2017/09/21979299_10155063979081089_338230221_n-e1506102092251.jpg

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë shkëmbyer disa fjalë me njëri-tjetrin.

Gjatë bisedës së tyre, Pacolli i ka treguar presidentit serb se Kosova shumë shpejt do të jetë në OKB dhe se është mirë që të mësohen me këtë gjë.

"Do të mësoheni me prezencën e Kosovës në OKB", i ka thënë presidentit serb Aleksandër Vuçiq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pacolli i cili është edhe ministër i Punëve të Jashtme, është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku po marrin pjesë delegacione nga shtetet të ndryshme të botës përfshirë Kosovën dhe Serbinë. /Telegrafi/