Please enter at least 3 characters.

​Pacolli: Me këtë koalicion do t’i shtyjmë proceset përpara

2016/05/Behgjet-Pacolli-2.jpg

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i është bashkuar koalicionit PAN, duke nënshkruar marrëveshje me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, atë të AKR-së, Ramush Haradinaj dhe të Nismës, Fatmir Limaj.

Marrëveshja është nënshkruar para pak çastesh në rezidencën e Pacollit në HAjvali, ku para zgjedhjeve të 11 qershorit Palli kishte nënshkaur koalicionin parazgjedhor me LDK-në.

Më rastin e nënshkrimit të marrëveshjet, Pacolli tha se qytetari dhe shtetndërtimi i Kosovës ka qenë interesi i cili ka bërë që AKR të nënshkruajë sot me PAN-in marrëveshjen për të qeverisur me vendin.

“Me këtë koalicion do t’i shtyjmë proceset përpara. Jam i bindur se do të kemi harmoni me kryeministrin Haradinaj”, është shprehur Pacolli pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas tij, ky koalicion dëshmon fuqinë për të sfiduar problemet që ka përpara Kosova.