Please enter at least 3 characters.

Osmani: Sot edhe Kosova feston, Amerika qëndroi pranë nesh në orët më të vështira

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e shënimit të përvjetorit të 249 të Pavarësisë së ShBA-së, ka theksuar se sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën, me aleaten më të madhe.

Osmani tha se Amerika qëndroi pranë Kosovës në orët e saj më të vështira dhe vazhdon të qëndrojë e palëkundur edhe sot.

“Faleminderit Ambasadës Amerikane për organizimin e festës së veçantë në nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve këtë javë”, ka shkruar presidentja e vendit.