Please enter at least 3 characters.

Osmani: Maqedonia ka dy opsione, ose me BE-në, ose me botën serbe

2023/12/Bujar-Osmani-me-llogo-1.png

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, tha se Maqedonia e Veriut është në momentin vendimtarë, ose të jetë në Bashkimin Evropian, ose me Botën serbe.

“​Maqedonia e Veriut i mori garancitë në momentin kur e përcaktoi kornizën negociuese. Aty janë të rregulluara të gjitha çështjet. Tani nuk duhet të keqpërdoret tema e BE-së. Tani ka dy opsione: ose je me BE-në ose je me botën serbe, zonë gri nuk ka. Ato janë të ndërlidhura. Çdo hap drejt BE-së është largim nga bota serbe. Dhe, a e keni vërejtur? Çdo kush që bën hap drejt BE-së, bëhet cak i sulmeve”, deklaroi Osmani.

Ai kujtoi edhe ngjarjet historike që tregojnë sa thellë është e rrënjosur kjo dilemë.

“E dini kur ndodhi atentati ndaj Gligorovit? Një ditë pasi u kthye nga Beogradi dhe shpalli se do të largohemi nga Jugosllavia. E dini pse çdo përpjekje për marrëveshje me Bullgarinë e me Greqinë, ose për afrimin e vendit drejt BE-së, has në demonizim dhe propagandë? Sepse çdo hap drejt BE-së është hap largimi nga bota serbe. Çdo hap prapa është hap drejt botës serbe”, tha Osmani.

Osmani e dënoi ashpër politikën e qeverisë aktuale, duke e akuzuar për servilizëm dhe bllokadë të perspektivës evropiane.

“Kjo qeveri e ka bllokuar perspektivën evropiane, prandaj jemi shndërruar në foshnjë të botës serbo-ruse, e cila i ka kapur të gjitha instrumentet”, përfundoi ai.