Please enter at least 3 characters.

Osmani falënderon kryeministrin e Kanadasë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës

2024/07/450560201_1019925702825302_2976807399778206451_n-e1720805120482.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në SHBA, ka takuar në kryeministrin Kanadasë, Justin Trudeau.

Osmani, në një postim në Facebook, shkruan se në Samitin e NATO-s, në Washington e ka falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Kanadasë për Kosovën dhe popullin tonë.

“Në Samitin e NATO-s, në Washington D.C., e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Kanadasë për vendin dhe popullin tonë”, ka shkruar Osmani.

Në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington, presidentja Osmani ka zhvilluar takime të shumta me burrështetas botëror dhe senatorë e kongresistë amerikanë. /Telegrafi/