Orari dhe ndeshjet e javës së 8-të në Superligë
03/10/2014
Në stadiumin e kryeqytetit Prishtina pret Ferizajn, ndërsa Ferronikeli kërkon pikë të plota ndaj Trepçës, që ditë më parë e humbi ndeshjen ndaj Prishtinës më rezultat zyrtar 0-3.
Besa në anën tjetër ka punë të zorshme me Drenicën nga Skenderaj dhe Drita pas tri humbjeve radhazi synon pikë në Istog. KF Istogu pas tri fitoreve radhazi (nga ardhja trajner e Nazmi Ramës) shpresojnë se edhe sot do të dalin fitues, megjithëse do të jetë mjaft vështirë me gjilanasit.
Raiffeisen Superliga / Java e 8-të
Llamkos Kosova-Vëllaznimi
Ferronikeli -Trepça
Besa -Drenica
Istogu-Drita
Prishtina-Ferizaj
Ndeshjet fillojnë në orën 15.00


