Please enter at least 3 characters.

Obiliq, u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete

Komiteti për Komunitete ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Avdyl Mustafa, i cili shpalosi rendin e ditës dhe, pas miratimit të pikave të propozuara, është vijuar me trajtimin e tyre.

Për këtë mbledhje është propozuar ky:

REND DITE

1.Arsyetimi për mungesë
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar
3.Informatë nga Zyra e Nënkryetarit për Komunitete
4.Të ndryshme

Kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Avdyl Mustafa, me këtë rast ka uruar 24 Qershorin Ditën Kombëtare të Komunitetit Egjiptian, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për njohjen dhe respektimin e të drejtave të këtij komuniteti të rëndësishëm në shoqërinë tonë dhe në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë. /Telegrafi/