Please enter at least 3 characters.

Nuk ka transferime te Reali

2016/08/perez-4.jpg

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thotë se nuk ka nevojë ta përmirësojë skuadrën në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Gjatë kësaj vere, Los Blancos e kanë rikthyer vetëm Alvaro Moratan nga Juventusi dhe nuk kanë bërë investime të tjera.

Ky është një dallim i madh krahasuar nga milionat e shpenzuar në të kaluarën për të sjellë emra, si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale e James Rodriguez.

“E kemi fituar Superkupën e Evropës dhe dy ndeshjet e para të La ligas”, ka thënë presidenti i Realit, Florentino Perez.

“Kemi një skuadër spaktakolare dhe është e pamundur që të përmirësohet”, ka përfunduar Perez. /Telegrafi/