Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Sampdoria 1-3 Inter

2019/09/GettyImages-1171754176.jpg
244:"GENOA, ITALY - SEPTEMBER 28: Stefano Sensi of FC Internazionale in action during the Serie A match between UC Sampdoria and FC Internazionale at Stadio Luigi Ferraris on September 28, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi e ka mposhtur Sampdorian në kuadër të javës së gjashtë në Serie A me rezultat 1-2, për të vazhduar kështu me fitore.

Golat në këtë takim për Nerazzurët i shënuan Stefano Sensi në minutën e 20-të, Alexis Sanchez (22’) dhe Roberto Gagliardini (61’), derisa më vendasit golin e vetëm e realizoi Jakub Jankto (55’)

Interi ishte skuadër për një nuancë më e mirë, gjersa mori notën e përgjithshme 6.88, ndërsa Sampdoria u vlerësua me 6.82, diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.

Sampdoria vs Inter (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Lojtari më i dalluar në këtë takim ishte mesfushori Stefano Sensi, që mori notën 8.3 shkaku i golit të shënuar dhe asistimit të bërë.

Në anën tjetër, lojtari me paraqitjen më të dobët në këtë ndeshje ishte mbrojtësi i Sampdorias, Julian Chabot, me vlerësimin 6.0.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Sampdorias (Foto: SofaScore)

Notat e lojtarëve të Interit (Foto: SofaScore)

/Telegrafi/