Please enter at least 3 characters.

Nora Gjakova fiton dhe shkon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

2021/07/20180922_ijf_baku_wch_action_day3_gjakova_nora-e1666350310899.jpg

Nora Gjakova ka fituar edhe në luftën e dytë në Kampionatin Botëror.

Xhudistja kosovare ka mposhtur gjermanin Seija Ballhaus në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ka qenë një luftë shumë e fortë mes dy xhudisteve, ku Gjakova mori fitore me Ippon vetëm pas kohës shtesë.

Me këtë fitore Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinalen e Kampionatit Botërorë.

Kësisoj në çerekfinale xhudistja pejane do të takohet me xhudisten turke Hasret Bozkurt. /Telegrafi/