Please enter at least 3 characters.

Njomza Vitia me befasi për fansat në "Sunny Hill"

2019/07/notnjomza_67196021_858068284565357_1482165345501485372_n-e1564398302454.jpg

Kanë mbetur edhe pak ditë deri te festivali më i madh i muzikës "Sunny Hill", i cili do të mbahet këtë fundjavë.

Në mesin e shumë yjeve pritet të performojë edhe këngëtarja Njomza Vitia, e cila vjen pas shtatë viteve në Prishtinë.

Me këtë rast, ajo ka përgatitur një surprizë për fansat e saj, teksa tregon se në këtë festival do të interpretojë një këngë të papublikuar deri më tani.

Njomza Vitia (Foto: Instagram/notnjomza)

"Do performojë një këngë të papublikuar në Sunny Hill", ka shkruar Njomza, në postimin e ndarë në InstaStory.

Përveç Njomzës, në festival do performojnë edhe Calvin Harris, Miley Cyrus, Ilira Gashi e shumë artistë tjerë të mëdhenj. /Telegrafi/