Njoftim Publik - Le Kosovo Renewable Energy
Shoqëria „LE KOSOVO RENEWABLE ENERGY“ J.S.C., me numër Unik Identifikues 812268896 me adresë: Rr. „Qyteza Pejton-Mreti Zog 1, 09“, Komuna e Prishtinës, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 18.02.2026 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 9.8 MW ZK Lutogllavë, Komuna e Pejës, Republika e Kosovës.
Shoqëria „LE KOSOVO RENESWABLE ENERGY“ J.S.C., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 9.8 MW ZK Lutogllavë, Komuna e Pejës, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:
- Pëlqimin Mjedisor Nr.7316-2/25 dt. 20.01.2026 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
- Kushtet e Ndërtimit nr. 08-350-66784 të dt. 19.09.2025 të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Pejës.
- Leje Ndërtimore Numri i vrojtimit të lejes: 08-351-4491 të datës 23.01.2026, për “Vendosjen e paneleve për energji solare me kapacitet të instaluar prej 9.8 MW, ngastra katastrale 00167-6 ZK Lutogllavë, të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Pejës.
- Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 10652 dt. 20.08.2025 të lëshuar nga KEDS SH.A.
- Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës),
- Deklaratën për shitjen e energjisë;
- Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
- Kontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC):
- Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
- Plani i Biznesit, dhe
- Plani Dinamik i Realizimit.
Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.


