Please enter at least 3 characters.

Njeriu që jeton në një shtëpi të ‘hobitëve’ (Foto)

2016/03/hobit111.jpg

Daniel Pike është njeriu që jeton në një shtëpi të ngjashme me ato të hobitëve, të cilën e krijoi duke përdorur baltë.

Daniel e krijoi shtëpinë e tij nga balta dhe pjesë të tjera në mes të pyllit ‘Merry’, rreth dy milje nga Watfordi, Londër, pasi ishte i pastrehë për më shumë se katër vjet.

28-vjeçari krijoi korniza dritaresh dhe vaskë prej druri, duke lënë edhe një vrimë të vogël brenda shtëpisë për zjarr, në mënyrë që ta ngrohte shtëpinë, transmeton Express.

Por, autoritetet në Londër tani po i kërkojnë atij që ta braktisë këtë zonë. Por, Pike ka thënë se nuk do ta lëshojë këtë shtëpi.

Ai tha: “Nuk po i bëj dëm askujt këtu. Jam lodhur nga jeta moderne. Erdha në këtë pyll, ngrita një tendë dhe vendosa të ndërtojë një shtëpi”.

Ish-punëtori në ‘Tesco Extra’ tha se u detyrua që ta ndërtonte këtë shtëpi këtu pasi vuajti nga nervat më 2012. Shtëpia që Pike ndërtoi, është bërë hit në rrjetet sociale, për shkak të ngjashmërisë me shtëpinë e hobitëve – racës imagjinare të ngjashme me njerëzit.