Please enter at least 3 characters.

Një pjesë fantastike me tre gola të shënuara, Napoli në epërsi ndaj Juventusit

2023/01/Screenshot_1-46-e1673642121280.jpg

Kanë përfunduar 45 minutat e para në super derbin italian Napoli - Juventus.

Pas 45 minutave të para Napoli është duke udhëhequr me rezultat 2-1 në një sfidë fantastike.

Vetëm pas 13 minutave lojë ishte Victor Osimhen arriti ta dërgoj topin në rrjetë për 1-0.

Napoli vazhdoi duke sulmuar dhe në minutën e 39-të erdhi edhe goli i dytë nga vendasit.

Victor Osimhen asistoi kësaj radhe te Kvara, i cili realizoi bukur për 2-0.

Ndërkohë Juventusi u rikthye në lojë me golin e shënuar nga Angel Di Maria.

Gjithsesi pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e zjarrtë se Juventusi nuk pajtohet asesi me humbjen pasi do të mbetej mbrapa në garën për titull. /Telegrafi/