Please enter at least 3 characters.

Një person kanos zyrtarin policor në Pejë

2022/03/Policia-e-Kosoves-mmmm-e1655452893607.jpg

Një person është arrestuar pasi që ka kanosur dhe ofenduar zyrtarin policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:00, në Pejë.

Siç thuhet në raport me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur dhe ofenduar viktimën mashkull kosovar, zyrtar policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/