Please enter at least 3 characters.

Një muaj paraburgim serbit të dyshuar për krime lufte

2024/06/gjykata-themelore-foto-nga-jasir-zeqiri-4_1410-2048x1360-1.jpg

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Sergjan Lazoviq, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se Gjykata ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.L për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale "Krime të luftës kundër popullsisë civile", transmeton Telegrafi.

"Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.L dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji", thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri S.L lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/