Please enter at least 3 characters.

Një motoçiklist goditet nga një veturë në Prishtinë

2024/03/aba14da1-48a6-4dbb-9af8-54c49f1e4c89.jpg

Një person është lënduar në Prishtinë, pasi i njëjti derisa ishte me motoçikletë është goditur nga një veturë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:20.

"Sot rreth orës 12:20 në rrugën "Robert Doll" Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore", tha ajo.

Ahmeti shtoi tutje se me rastin po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/