Please enter at least 3 characters.

Një gruaje i humbi kartela bankare, dy persona në veri të Mitrovicës bënë blerje me të në vlerë prej 200 eurosh

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj në veri të Mitrovicës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Mikullovci”, të enjten në ora 14:10.

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se i ka humbur kartela e saj bankare dhe përmes saj ishin bërë disa blerje. Njësitë policore pas hetimit kanë identifikuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët gjatë intervistimit e kanë pranuar se e kanë gjetur kartelën në fjalë dhe përmes saj kanë bërë blerje të gjësendeve në vlerë rreth 200 €”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurori është iniciuar rasti dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/