Please enter at least 3 characters.

Një dekadë përmes fotografive: Nga tërmetet, deri te kriza e refugjatëve - dhjetë imazhet që shokuan botën!

2019/12/page-168.jpg

Oscar Alberto Martinez Ramirez donte një jetë më të mirë për vajzën e tij të vogël Valeria – por në vend të kësaj ata do të kujtohen për të vdekur ndërsa përpiqeshin të kalojnë Rio Grande.

Bëhet fjalë për një ngjarje që përfundoi me tragjedi, për të cilën janë publikuar pamje prekëse, në të cilat ata shihen të shtrirë të vdekur në brigjet e lumit, derisa ishin përpjekur të hyjnë në SHBA.

Siç bëhet e ditur, ai futi vajzën e tij 23-muajshe në bluzën e tij dhe krahët e saj janë rreth qafës së tij, ndërsa ajo e mbërthente në momentet e saj të fundit.

Fotografitë e tyre u bënë shembull i vuajtjeve dhe pasojave me të cilat ballafaqohen migrantët, në tentim për të gjetur një jetë më të mirë.

Por imazhe të tilla, përcjell Telegrafi, për fat të keq nuk kanë munguar gjatë dekadës së fundit.

Dhe përveç tyre, dekada e fundit është karakterizuar edhe zhvillime të tjera dramatike - të cilat lirisht mund të themi se ishin jo pak në numër.

Për tua risjellë në mendje, ne kemi vendosur që përmes pak fotografive tua prezantojmë disa nga fotografitë që shokuan botën. /Telegrafi/

Një grua palestineze ecën nëpër ndërtesa të shkatërruara nga ato që policia tha se ishin sulme ajrore izraelite dhe granatime në qytetin Beit Lahiya në Rripin verior të Gazës 3 gusht 2014. /Foto: Reuters/

Trëndafila të bardhë të shtypur me imazhe të viktimave të tragjedisë Sandy Hook janë vendosur në një pemë në qendër të qytetit, pas të shtënave masive në një shkollë më 17 dhjetor 2012. /Foto: Getty Images/

Protestuesit antiqeveritar festojnë në Sheshin Tahrir pas njoftimit të dorëheqjes së Presidentit Egjiptian Hosni Mubarak në Kajro, Egjipt, 11 shkurt 2011. /Foto: Reuters/

Një fëmijë i plagosur merr trajtim mjekësor pas një tërmeti në Port-au-Prince më 13 janar 2010. Tërmeti me madhësi 7.0 që tronditi Haitin vrau mijëra njerëz ndërsa rrëzoi pallatet presidenciale dhe jo vetëm, duke bërë që vendi i varfër në Karaibe të apelonte për ndihmë ndërkombëtare. /Foto: Reuters/