Please enter at least 3 characters.

Niveli i ujërave në liqenet dhe lumenjtë e Maqedonisë është mbi mesataren e qershorit

2016/07/POZADINA_STRUGA2016.jpg

Enti Hidro-Meteorologjik (EHM) njofton se niveli i ujit në tre liqenet natyrore të vendit dhe në lumenjtë, është më i lartë se mesatarja e qershorit, për disa vite me radhë.

Përjashtim bën lumi Kriva në vendet e matjes në Kriva Pallankë, pastaj Bregallnica në Berovë, Lumi i Zi në Novaci dhe Stateska në Botun.

Niveli i liqenit të Ohrit është për 24 centimetër më i lartë se mesatarja e muajit qershor, dhe është mbi 71 cëntimetër mbi kuotën 0./Telegrafi/