Nisin punimet për shtrimin me zhavor të një rruge në Pestovë, punimet pritet të përfundojnë brenda dy jave
26/05/2025
Kanë nisur punimet për shtrimin me zhavor të rrugës “Bereqeti” në Pestovë të Vushtrrisë.
Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se punimet pritet të përfundojnë brenda dy jave, shkruan Telegrafi.
Tutje, komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin.
“Njoftojmë banorët e fshatit Pestovë, se janë duke u zhvilluar punime për shtrimin me zhavor të rrugës ‘Bereqeti’, nga ana e KFOR-it. Punimet kanë filluar dhe pritet të përfundojnë brenda dy jave. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


