Please enter at least 3 characters.

Nis shpërndarja e traktoreve për grupin e dytë të fermerëve përfitues në Pejë

Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Hidroekonomi në Pejë ka njoftuar se më 4 gusht do të bëhet shpërndarja e traktorëve për grupin e dytë të fermerëve përfitues.

Sipas njoftimit, shpërndarja do të bëhet në bazë të rendit alfabetik të vendbanimit, duke filluar nga ora 11:00, në oborrin e Shkollës Fillore “Skënderbeu” në Raushiq.

Fermerët përfitues janë lutur që të paraqiten me kohë dhe të kenë me vete dokumentin personal të identifikimit.

Ndërsa, përfituesit e grupeve të tjera do të njoftohen me kohë për datën dhe orarin e shpërndarjes. /Telegrafi/