Please enter at least 3 characters.

Nis intervenimi në rrugën “Stokholmi” në Prishtinë, banorët: Më në fund, filluan punimet

Ka nisur intervenimi në rrugën “Stokholmi” në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, pa dhënë detaje të tjera lidhur me vëllimin apo afatin e punimeve.

Ndërkohë, banorët e lagjes kanë mirëpritur nisjen e punimeve, duke thënë se ato vijnë pas kërkesave të vazhdueshme për rregullimin e rrugës, raporton Telegrafi.

“Më në fund, filluan punimet për rregullimin e rrugës në lagjen tonë! Pas shumë kërkesave dhe angazhimit të përbashkët, një premtim po bëhet realitet”, thuhet në reagimin e banorëve.

Ata e kanë cilësuar nisjen e punimeve si një hap drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe sigurisë në lagje.

“Kur bashkohemi dhe angazhohemi, ndryshimi bëhet realitet”, kanë deklaruar ata.

Nisja e punimeve në rrugën “Stokholmi” shënon fillimin e ndërhyrjes, ndërsa nga njoftimi i kryetarit Rama nuk janë bërë të ditura detaje për koston, kontraktorin apo afatin e përfundimit të projektit. /Telegrafi/