Please enter at least 3 characters.

Nicole Kidman publikon fotografi nga pushimet në Kroaci, një tjetër yll hollivudian që zgjodhi bregdetin ballkanik

Nicole Kidman është një nga yjet hollivudianë që këtë verë vizituan bregdetin kroat.

Aktorja e famshme udhëtoi në mes të korrikut drejt Kroacisë bashkë me familjen e saj, vizitë që u bë e ditur fillimisht përmes fotografive të mbesës së saj, Lucia Hawley, të publikuara në Instagram.

Lucia tregoi se kishte shkuar në Hvar dhe Dubrovnik bashkë me nënën e saj Antonian, tezen Nicole dhe pjesën tjetër të familjes.

Së fundmi, vetë Nicole Kidman ka ndarë me ndjekësit një seri fotosh të realizuara gjatë kësaj vere. “Kujtime verore. Tani kthim në shkollë”, ka shkruar aktorja në përshkrimin e postimit.

Mes fotografive të publikuara janë edhe ato nga Kroacia, ku Nicole ka ndarë pamje të peizazheve bregdetare, detit të qetë, perëndimeve të diellit dhe momenteve të ngrohta familjare.

Në disa nga fotot shfaqen edhe dy vajzat e saj, Faith (14 vjeç) dhe Sunday Rose (17 vjeç), së bashku me pjesëtarë të tjerë të familjes. /Telegrafi/

Foto: Nicole Kidman/Instagram

Foto: Nicole Kidman/Instagram

Foto: Nicole Kidman/Instagram

Foto: Nicole Kidman/Instagram

Foto: Nicole Kidman/Instagram