Niang në San Siro deri më 2019
30/06/2015
Në sezonin që lamë pas, anësori ishte i huazuar te Genoa dhe pas kthimit, klubi vendosi t’ia zgjaste kontratën.
Kontrata e tij e deritanishme ishte valide deri në vitin 2017, por ajo tashmë është zgjatur edhe për dy vite të tjera.
“I kam shtuar me Rossonerët edhe dy vite të tjera”, ka shkruar 20-vjeçari në Twitter.
“Jam shumë i kënaqur. Faleminderit Milanit që ka besim tek unë, jam gjithmonë krenar”, ka shtuar ai. /Telegrafi/


