Please enter at least 3 characters.

Nga sot, pajisjet dimërore të detyrueshme për të gjithë shoferët

2019/11/pajisje-dimerore_1478780996-4261581.jpeg

Nga sot të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të përgatitet për sezonin dimëror, i cili zgjat deri më 15 mars.

Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit e mjeteve duhet t'i kenë me vete pajisjet dimërore.

Policia e Kosovës ka apeluar që shoferët të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni.

“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe sipas profesorit universitar, Sylë Tahirsylaj reshjet e para të borës me intensitet të ulët pritet të bien gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/