Please enter at least 3 characters.

Nga kryeprokurori deri te gjyqtarët – këto janë pagat në sistemin e drejtësisë me ligjin e ri

2023/02/324524776_970270250604008_2453192982689328996_n.png

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka caktuar vlerën e koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik.

Për vitin 2023 vlera e këtij koeficienti do të jetë 105 euro, ndërsa gjatë 2024-së pritet të jetë 110 euro, shkruan Telegrafi.

Ligji i Pagave që hyn në fuqi pas pak ditësh rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorët e sektorit publik.

Për të llogaritur pagën duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me koeficientin. Pra, pasi që vlera e koeficientit është 105 euro, zyrtari që ka pagë në koeficient 5 do të marrë pagë 525 euro bazë, pa llogaritur shtesat.

Bazuar në këtë përllogaritje, pagat në sistemin e drejtësisë do të jenë si më poshtë:

Kryetari i Gjykatës Supreme - 1,785 euroKryesuesi i Këshillit Gjyqësor - 1,732.5 euroKryetar i Gjykatës Themelore - 1,470 euroGjyqtar i Themelores - 1260 deri 1,396.5 euroGjyqtar në Gjykatën Kushtetuese - 1,722 euroKryeprokurori i Shtetit - 1,785 euroKryesuesi i Këshillit Prokurorial - 1,732.5 euroProkuror - 1,344 deri 1,260 euroKryeprokuror i Prokurorisë Speciale - 1,627.5 euroKryeprokuror i Prokurorisë së Apelit - 1,627.5 euro

Këto janë koeficientet për të gjithë të punësuarit në sistemin e drejtësisë:

/Telegrafi/