Please enter at least 3 characters.

Nga Hugo në Formula 1: një eksperiencë ekskluzive VIP, në Itali

HUGO sjell emocionin dhe adrenalinën e Formula 1 më pranë komunitetit të tij përmes një kampanje speciale, duke u dhënë klientëve mundësinë për të fituar një eksperiencë ekskluzive VIP në Formula 1 për dy persona. T

ë gjithë klientët që realizojnë blerje në vlerë prej 200 € ose më shumë në cilindo dyqan HUGO në Kosovë, mund të bëhen pjesë e kampanjës dhe të hyjnë në garë për të fituar dy bileta VIP për Formula 1 – një për fituesin dhe një për personin që ai ose ajo zgjedh ta marrë me vete.

Nën mesazhin “HUGO Takes You to F1”, kampanja bashkon karakterin e guximshëm dhe dinamik të HUGO me shpejtësinë, energjinë dhe emocionin e një prej ngjarjeve sportive më ikonike në botë.

Kampanja është aktive në të tri lokacionet HUGO në Kosovë:

• Albi Mall, Prishtinë

• Albi Mall, Gjilan

• Galeria Shopping Mall, Prizren

Fituesi do të shpallet zyrtarisht më 27 gusht, duke zbuluar se kush do ta përjetojë Formula 1 nga një perspektivë krejt tjetër – me një eksperiencë VIP dhe në shoqërinë e personit që zgjedh.

Blini në HUGO. Provoni fatin. Destinacioni juaj i radhës mund të jetë Formula 1.

true