Please enter at least 3 characters.

Nga e hëna vaksinimi antiCOVID dhe kundër gripit sezonal do të bëhet në QMF në Emshir

2021/11/vaksinimi-antiCOVID-19-ne-sallen-1-Tetori-foto-Ridvan-Slivova-24.jpg

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi ka bërë të ditur se nga e hëna vaksinimi antiCOVID-19 dhe kundër gripit sezonal do të bëhet në lagjen “Emshir”.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka njoftuar se vaksinimi do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Emshir nga ora 07:00 deri në ora 20:00, çdo ditë të javës.

“Vaksinimi kundër Covid-19 dhe gripit sezonal nga dita e Hënë me datë 20.12.2021. Do të realizohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare numër 7 në Emshir. Orari i punës do të jetë nga ora 07-20, e hënë - e diel”, shkruan Gashi. /Telegrafi/