Nga Bjellorusia apo Belgjika?
26/01/2013
Në trofe shkruan emri i tenistes dhe në kllapa është shenja “BEL” që është shkurtesa ndërkombëtare e Belgjikës. Shkurtesa ndërkombëtare e Bjellorusisë është “BLR”.
Në trofe është edhe emri i fitueses së mëparshme, tenistes belge Kim Clijsters dhe në bazë të shkurtesave, i bie se ose Azarenka është belge, ose Clijsters është bjelloruse.
Azarenka fitoi trofeun “Daphne Akhurst Memorial Cup” pas triumfit prej 2-1 në sete (4-6, 6-4, 6-3) kundër kinezes Li Na në sfidën që zgjati 160 minuta. /Telegrafi/


