Please enter at least 3 characters.

Netflix ndryshon fundin e një prej dramave më të mira të dashurisë, "The Notebook"

2019/03/GettyImages-50984851.jpg
240:"LOS ANGELES - JUNE 21: Actors James Garner (left), Gena Rowlands and Rachel McAdams talk at the premiere of New Lines' "The Notebook" on June 21, 2004 at the Village Theatre, in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Shfrytëzuesit e Netflixit janë të zhgënjyer me platformën filmike për shkak se shërbimi popullor ka ndryshuar fundin e filmit "The Notebook". Për shumë njerëz nuk është e qartë se për çfarë bëhet fjalë.

Domethënë, historia romantike që shoqëron Noan dhe Elian që bie në dashuri në të dyzetat e shekullit të kaluar, por që fundin e ka të dhimbshëm. Megjithatë, Netflix këtë pjesë e hequr nga shfaqja e filmit.

Ryan Gosling dhe Rachel McAdams (Photo by Kevin Winter/Getty Images)

Në versionin origjinal të dramës së dashurisë, Noa dhe Eli i zë gjumi të përqafuar në shtrat ndërsa Elia dhe më pas ndërron jetë.

Sidoqoftë, në fund të filmit në versionin Netflix askush nuk vdes dhe skena e thyerjes së zemrës zëvendësohet nga kuadri i zogjve që fluturojnë mbi liqen.

Edhe pse shumë tifozë shprehën mosmiratimin e tyre përmes rrjeteve sociale, Netflix nuk ka dalë me një shpjegim se pse fundi i filmit ishte ndryshuar.

Personazhet kryesore të kësaj drame interpretohen nga Rachel McCadams dhe Ryan Gosling.

Ndryshe, filmi u xhirua 15 vjet më parë, por ende sot është një nga dramat më të mira dashurie. /Telegrafi/