Please enter at least 3 characters.

Në Universitetin e Mitrovicës aplikojnë 2027 kandidatë

2016/07/mitrov.jpg

Në një komunikatë për media nga zyra e informimit e Universitetit të Mitrovicës, thuhet që në këtë universitet kanë aplikuar 2027 kandidatë për t’u bërë pjesë e studimeve në këtë Universitet.

Sipas komunikatës, në Universitet do të pranohen 1460 studentë. Provimet pranuese do të mbahen të mërkurën (20 korrik 2016), prej orës 9:00 dhe prej orës 12:00, në të gjitha fakultet.

“Interesimi më i madh, ashtu sikur në vitet tjera, ka qenë për Fakultetin e Edukimit, ku për 173 vende kanë aplikuar 984 kandidatë. Në Fakultetin Juridik, për 161 vende kanë aplikuar 376 kandidatë, ndërsa në Fakultetin Ekonomik për 230 vende kanë aplikuar 366 kandidatë.Interesimi ka qenë i mirë edhe për programet teknike. Në Fakultetin e Gjeoshkencave. për 207 vende kanë aplikuar 73 kandidatë, në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore për 208 vende kanë aplikuar 112 kandidatë, ndërsa në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike për 481 vende kanë aplikuar 152 kandidatë.Provimet pranuese do të mbahen të mërkurën (20 korrik 2016) në të gjitha fakultetet. Prej orës 09:00 provimet mbahen për kandidatët që kanë aplikuar në Fakultetin e Gjeoshkencave, Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike. Në këto fakultete provimit do t’i nënshtrohen vetëm ata kandidatë që nuk e kanë provimin e maturës.Prej orës 09:00 provimi pranues do të mbahet për kandidatët e Fakultetit Juridik, prej orës 12:00 për kandidatët e Fakultetit Ekonomik dhe prej orës 15:00 dhe 17:00 për kandidatët e Fakultetit të Edukimit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/