Në tërë Kosovën vetëm 34 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale po trajtohen 34 pacientë të konfirmuar me COVID-19. Ndërsa 92 pacientë janë në oksigjeno-terap dhe katër në gjendje të rëndë.
Sipas një postimit në rrjetin social në Facebook thuhet se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të shtrirë 83 pacientë, 15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, dy në gjendje të rënduar dhe 70 me oksigjeno-terapi.
“Sipas raporteve nga klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 125 pacientë, 34 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, pozitivë, 92 me oksigjenoterapi dhe 4 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 83 pacientë, 15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 2 në gjendje të rënduar dhe 70 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, sa i përket numrit të pacientëve të shtrirë sipas klinikave janë:
Klinika Infektive, 26 pacientë Klinika e Pulmologjisë,57 pacientëNë spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 42 pacientë2 në gjendje të rënduar19 të konfirmuar pozitivë22 me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshmeSpitali i Prizrenit, 6 pacientë Spitali i Gjakovës, 6 pacientëSpitali i Pejës, 13 pacientëSpitali i Gjilanit, 4 pacientëSpitali i Ferizajt, 2 pacientëSpitali i Mitrovicës, 5 pacientëSpitali i Vushtrrisë, 6 pacientë. /Telegrafi/


